Qëllimi ynë?
Që në konceptimin dhe krijimin e kësaj kompanie, qëllimi ka qën i qartë. Dëshironim të sillnim në Shqipëri mallra të cilësisë së lartë dhe hap pas hapi të ishim kompania kryesore e importimin te produkteve specifike në Shqipëri. Bashkëpunimet e frytshme me shumë bashkëpunëtore dhe kompani të huaja që na kanë besuar, kanë sjellë rritje dhe zhvillim të kompanisë sonë, duke e kthyer në një lider në importimin e mallrave për konsumatorin shqiptar.
Cfarë na diferencon nga kompanitë e tjera? Karakteristika jonë?
Shërbim profesional: Ne ofrojmë një shërbim shumë profesional sepse profesionalizmi në punë për ne ka shumë rëndësi. Besimi që klientët tanë na falin dhe rritja e përditshme e numrit të tyre, na jep gjithmonë motivimin e duhur në realizimin e një shërbimi profesional.
Cilësi e lartë: Cdo produkt që ne importojmë është një produkt i cilësisë së lartë. Cilësia është një aspekt ku ne nuk bëjmë kurrë kompromis ndaj dhe është vetia parësore e cdo produkti që ne sjellim për konsumatorin shqiptar.
Cmime të pranueshme: Cfarë ne sjellim për konsumatorin shqiptar kanë gjithmonë cmime të pranueshme dhe të përballueshme, kjo sepse produktet tona janë të fokusuara në nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë .